Shërbimet Laboratorike të cilat kryhen në spitalin "Royal Medical" me një teknologji te avancuar:
Analizat e gjakut, urinës.
Analizat Biokimike.
Analizat preoperative.
“Laboratori i spitalit Royal Medical, është i përbërë nga Departamenti i hematologjisë dhe departamenti i biokimisë. Në kuadër të laboratorit kryhen analizat hematologjike dhe analizat biokimike pothuajse të gjitha. Analiza të ndryshme si testet e koagulimit të gjakut, analizat, ekzaminim i urinës me mikroskop, ekzaminim i përgjithshëm i urinës, varet nga kërkesat e mjekëve se çfarë mund të kërkojnë nga ana ortopedike, apo nga ana kirurgjike.
Në kuadër të spitalit “Royal Medical”, të gjitha analizat merren brenda ditës, në periudhë dy deri në tri orë. Por ne gjendje emergjente mund të merren rezultatet edhe brenda 30 minutave. Varet nga testi apo analizat çfarë është kërkuar. Shembull konkret është hemogrami, që mund të mirret brenda 20 deri në 30 minuta rezultatin. Analiza e urinës, testet e koagulimit të gjakut, merren në periudhë shumë të shpejtë 30 deri në 40 minuta”