Në spitalin special Royal Medical, ekzaminimet specialistike i kryejnë mjekët specialist ortoped:
- Dr.Qerim Kida - Specialist ortoped
- Dr.Lavdim Berisha - Specialist ortoped dhe
- Dr.Agron Mahmuti - Specialist ortoped.
Ne kuadër të bashkëpunimit me spitalet ortopedike në Republikën e Kroacisë, vizita të rregullta mujore kryejnë edhe mjekët :
- Prim.Dr.Ernest Irha - Specialist ortoped dhe
- Dr.Tomislav Prpic - Specialist ortoped
QENDRA PER ORTOPEDI E SPITALIT SPECIAL "ROYAL MEDICAL" SIGURON:
- Ekzaminime specialistike nga ana e ortopedit/traumatologut
- Ultratingullin diagnostikues të sistemit lokomotor
- Dhënien e mendimeve të ekspertëve,ekspertizën e të dhënave mjekësore dhe siguron mendimin e dytë mjekësor.
- Injektimin e substancave mjekësore – medikamenteve të cilët shërojne nyjet e lënduara apo të sëmura, me qëllim të zgjatjes së funksionit të kërcit të nyjes dhe funksionit të nyjeve.
- Bllokada, me qëllim të ndalimit të dhembjes dhe shërimit të muskujve dhe tetivave.
- Ekzaminime radiografike,incizime të RTG, CT dhe MRI (në bashkëpunim me institucionet partnere të spitalit tonë)