Osteoartriti ose Artroza
Osteoartriti ose Artroza

Trajtimi i kësaj sëmundje bëhet me metoda të sofistikuara, të cilat rezultojnë me sukses, pas një tretmani që pacientët marrin në spital Royal Medical.

 

  • Rreth 85 për qind e njerëzve pas moshës 55 vjeçare, kanë probleme me artrozë 

 “ Artroza nënkupton një sëmundje kronike, joinflamatore, degjenerative të nyjës,  e  cila karakterizohet me disa ndryshime progresive tëvazhdueshme  në nivel të kërcit artikular, që populli e njeh sikurse yndyra e nyjës dhe vjen deri tek zbutja progresive e vazhdueshme dhe prishja e integritetit të strukturave, që e përbëjnë atëkerc dhe të cilat qojnë në disa ndryshime jo reverzibile dhe qojnë drejtë një fundi ose një artroze. Zakonisht vjen deri tek prishja e balancit, mes stresit ose  peshës që vepron nëkërc dhe pamundësisë së kërcit për ta përballuar atë peshë. Në momentin që vjen deri tek dy dicbalanc, atëherë do të vjen deri tek shfaqja e artrozës, gjegjësisht sëmundjeve degjenerative tënyjeve.....Artrozat zakonisht atakojnë më tepër nyjet të cilat bartin peshë. Që në këtë rast më tepër është nyja e kërdhokullës dhe nyja e gjurit. Haset edhe në boshtin kurrizor në shpinëdhe në shuplakë, por nëraste më të rralla. Kryesisht atakon nyjet të cilat bartin peshë, kryesisht kërdhokulat dhe gjurin....Zakonisht atakon të dy gjinitë, atakon dhe meshkujt edhe femrat. Mirëpo është shumë më e shpeshtë tek femrat se sa tek meshkujt. Kryesisht shfaqet pas moshës 50, 55 vjeçare, kryesisht tek femrat pas menopauzës. Llogaritet diku 85 për qind e njerëzve pas moshës 55 vjeçare,  kanë probleme ose ndryshime radiologjike, në kuptim të artrozës. Mirëpo vetëm 25 për qind e tyre,  kanë simptoma klinike, të cilat e shtyjnë ose e detyrojnë atë që t’i lajmërohet mjekut”

 

  • Forma më e shpeshtë, forma primare 

Zakonisht janë format primare dhe sekondare e osteoartriti. Forma primare është forma më e shpeshtë, ku nuk ka ndonjë shkaktar të njohur etiologjik, kryesisht është me etiologji të panjohur, që zakonisht është më e shprehur me rritjen e moshës. Sa më shumë që mosha kalon, vjen deri tek plakja biologjike dhe kur krejt kësaj i shtohen dhe faktorë të tjerëpredispozues, atëherë vjen deri tek shfaqja e Osteoartritit ose Artrozës. Ndërsa kur forma tjetër është forma sekondare, që zakonisht shfaqet mbas traumës, ose lëndimeve kryesisht tënyjës intraartikulare. Pastaj mundet me qenë pas gjendjes me natyrë infektive. Kryesisht infeksionet ne nivel të nyjës, kryesisht artrit septik, gjendet mbas këtij infeksioni, për shkak të disa proceseve enzimatike, që zhvillohen gjatë këtyre infeksioneve, qojnë deri në dëmtimin e kërcit dhe më vonë në drejtim të artrozës. Pastaj janë anomalitë kongjenitale, të cilat shfaqen. Gjendja pas anomalive kongjenitale, kryesisht tek çrregullimi zhvillimor i kërdhokullës edhe anomalitë tjera kongjenitale, të cilat karakterizohen me deformitete në nivel kryesisht tëesktremitetit të poshtëm, ku vjen deri tek prishja e balancës së shpërndarjes së peshave që vepron në nyje, të cilat më vonë mund të qojnë drejtë një artroze sekondare”

 

  • Personat me mbipeshë, janë më të atakuarit 

 “Faktorët e rrezikut, ka faktorë të cilët mund të modifikohen dhe faktorë të cilët nuk mund të modifikohen, ose të pa modifikueshëm. Faktorët që modifikohen, është pesha. Personat që kanë mbipeshë, zakonisht janë më të atakuar. Kur plakjes biologjike i shtohet dhe faktori mbipeshës, atëherë normalisht që rritet përqindja e zhvillimit të artrozës. Faktorë tjetër që mund tëmofikohetështë forca e mirëmuskulare. Personat që kanë një kondicion fizik, me forcëmuskulare të mirë, e zbusin mundësinë e një sëmundje të tillëdegjenerative, oseartrotike. Pastaj pozita e qëndrimit, ose aktiviteti profesional jetësor i përditshëm. Shmangia nga pozitat e detyruara, kryesisht tek gjuri, shmangia nga pozicioni me gjurin mbledhur për një kohë të gjatë. Është njëri prej faktorëve,  që do ta zbuste mundësinë për sëmundje degjenerative, ose artrozë. Ndërsa faktorë tjerë, të cilët nuk mund të modifikohen, nuk mund të modifikohet mosha, gjinia, raca, predispozitat gjenetike, janë faktorë të cilët nuk do të mund tëmodifikoheshin”

 

  • Simptoma e parë dhimbja 

 “Pasqyra klinike dallon,  varësisht nga stadi në të cilën është sëmundja. Por kryesisht si shenja e parë, ose simptomi i parë klinik, i cili e detyron pacientin të lajmërohet mjekut është dhimbja. Dhimbja në stadet e hershme të sëmundjes,  zakonisht është dhimbja e cila paraqitet gjatë aktivitetit ose sforcimit të theksuar fizik. Me kalimin e kohës dhe progredimin e sëmundjes dhimbja mund të shfaqet gjatë aktivitetit fizik dhe pas aktivitetit fizik. Ndërsa kur kemi një sëmundje më të avancuar, atëherë përveç aktivitetit fizik dhe gjendja mbas aktiviteteve dhe në periudhat e qetësisë do të kemi dhimbje dhe kjo në ato stadet kur sëmundja ka progriduar ose është diku rreth shkallës më të avancuar të sëmundjes. Përveç dhimbjes ka dhe simptoma tjera. Janë kërcitjet në nyje, ënjtja e nyjeve që vjen si pasojë e reaksione të ndryshme inflamatore, që ndodhin brenda nyjës dhe prodhimi i sasisë së shtuar të lëngut brenda nyjor. Pastaj në stade me të avancuara gjithashtu kemi dhe kufizim të shkallës së lëvizjes. Dhe krejt kjo e përbënë atësimptomatologjinë e ostoartritit ose artrozave”

 

  • Karakteristikë ngushtimi i hapësirës nyjore 

 “Janë disa karakteristika radiologjike. Kryesisht janë ai ngushtimi i hapësirës nyjore, njëri prej shenjave të para radiologjike. Përveç ndryshimeve që flet për një zbutje ose  humbje tëtrasisë së kërcit ose që populli e njeh si yndyra e gjurit ose kërdhokullave. Pastaj shoqërohen dhe me ndryshime tjera si formimi i disa cisteve, në nivel të kërcit dhe sklerotizimi i kockës nën sipërfaqen artikulare. Janë dhe krijimi i disa ostrofiteve ose sqepave kockor përreth nyjës. Këto janë disa nga karakteristikat radiologjike dhe varësisht nga këto ndryshime radiologjike, apstaj bëhet dhe klasifikimi i ostoatrozave, ose atrozave nyjore dhe në bazë të kësaj bëhet protokolli i trajtimit të mëtutjeshëm...Principet e trajtimit ndahen në disa faza. Faza e parë, është edukimi i pacientit. Nëse ne arrijmë që ta edukojmë pacientin lidhur me problematiken, ose natyrën dhe shkallen e sëmundjes, pacientët  të cilët kanë mbipeshë, gjithsesi rekomandimi i parë është që t’i shmanget, t’i marrë të gjitha masat e nevojshme, të cilat do të qonin në redukimin e peshës. Ky do të ishte hapi i parë. Ndërsa më pastaj te pacientet, të cilët kanë një forcëmuskulare të dobët, gjithashtu iu rekomandohet terapia fizikale dhe aktivitetet qofshin fitness apo aktivitete tjera sportive, të cilat do të ndikonin në forcimin e masës muskulare. Ndërsa tek moshat paksa më tëavansuara kur vjen deri tek paraqitja e kësaj problematike, rekomandohet biçikleta, qëështë njëra prej zgjidhjeve shumëtë mira tek këta paciente, e cila do të ndihmonte në dy tre funksione të saj, për arsye se do ta ruante shkallen e lëvizjes brenda nyjës. Përveç asaj do të ndikonte në forcimin e masës muskulare dhe normalisht gjatë bërjes bicikletë, rritet shpenzimi i kalorive, rriten proceset metabolike të cilat do të ndikonin nëredukim të peshës. ndërsa asesi tek ata  të cilët kanë shkallë tëavansuar të sëmundjes, nuk rekomandohet ecja, sidomos qëndrimi i gjatë në këmbë dhe ecja në intervale të gjata. Dhe gjithmonëë i bindim ata pacientë që të shmangen ecjes dhe ecjen e tyre, ta konvertojnë nëbiçiklete. Ky do të ishte hapi p parë sa i përket edukimit. Hapi i dytë do të ishte fizioterapia, ku ekzistojnë protokolle të veçanta të trajtimit nga ana e fizioterapeutëve. Pastaj kalohet në trajtimin medikamentoz, ose trajtimin me barna edhe këtu ka klasifikime nga më të ndryshme, varësisht nga stadi i sëmundjes zgjedhim barnat që kanë veprim alnagjetik, që ndalin dhimbjen dhe veprim antiinflamator. Prej atyre më të lehtë deri tek ata më të rëndë, në fakt që e menaxhojnë më mirë dhimbjen. Jepen në formë të tabletave ose gellave, kremrave. Përveç kësaj në stadet jo shumë tëavansuara të sëmundjeve rekomandohen dhënia e barnave që do të ndikojnë nëushqyeshmërinë e kërcit nyjor, në intervale rreth tre muaj, kur dhimbjet janë paksa më të shprehura dhe nuk arrijmë që të menaxhojmë lehtë, qoftë me tableta apo aplikim lokal të barnave, atëherë rekomandimet janpë dhe dhënia e terapisë intraartikulare ose dhënia e injeksioneve brenda nyjeve. Edhe këtu ka forma të ndryshme të këtyre  injeksioneve. Ka injeksione që kanë veprim alnagjetik dhe antiinflamator, në formë tëkortikosteroideve. Gjithashtu ka edhe barna që do të ndikonin në lubrifikimin ose rrëshqitjes më të mirë të nyjës ose ushqyeshmëri më të mirë të kërcit”

 

  • Në disa raste rekomandohet ndërhyrja kirurgjike 

 “Mbas gjithë këtyre masave të nevojshme. Mbas gjithë këtij protokolli, duke filluar prej edukimit deri te trajtimi medikamentoz, nëse kemi përsistim tësimptomave klinike, dhimbje që shfaqen dhe në periudhat e qetësisë, qëështë njëri prej parametrave shumë të rëndësishëm, vjen deri tek kufizimi i shkallës së lëvizjes, vjen deri tek disbalanciligamentar, atëherë normalisht që në këto raste rekomandohet të bëhet humbja e funksionit në nyje, do të ndikonte që ne të zgjedhim formën e trajtimit operative, ose mënyrën kirurgjike të trajtimit të këtyre problemeve...Metodat operative ndahen në dy grupe. Është forma biologjike, tretmani biologjik kirurgjik. Çka nënkupton biologjik. Janë të gjitha ato procedura kirurgjike, që nuk vjen deri të zëvendësimi i nyjës me nyje artificiale. Kryesisht këtu zënë vend disa lloj intervenimesh në kuptim tëotostomive. Intervenimet të cilat bëhen në kocka, të cilat i kontribuojnëshpërndarjes së nyjës së peshës, e cila vepron në nyje dhe korrigjimin e boshtit anatomik dhe mekanik, i cili në njëfarë mënyrë do ta shtynte kohen e zëvendësimit të nyjës normale me një nyje artificiale. Ndërsa forma tjetër është forma në kuptim tëartroplastikës, ose zëvendësimit të nyjës së sëmurë, me një nyje artificiale e cila është në trend në kohët e fundit dhe bënë një zgjidhje jashtëzakonisht të mirë për pacientin. Sidomos kur këta kanë shkallë tëavansuar të sëmundjes, kur i kanë të kufizuara aktivitete e zakonshme jetësore. Dhimbja është ajo që ua prish komoditetin e jetës dhe në një farë mënyrëështë një zgjidhje jashtëzakonisht e mirë, për këta pacient, zëvendësimi i nyjës normale me nyje artificiale, në kuptim të protezës totale, qoftë të kërdhokullës ose gjurit, aplikohet dhe në nyje tjera, por janë raste shumëmë të rralla”

 

  • Në ditën e parë pas operacionit fillojmë me ushtrime 

 “Rehabilitimi pos operativ dhe këto ndahet në faza. Fillohet prej ditës së parë pos operative, ushtrimet sipas protokolit. Qofshin ato ushtrime izometrike për tromboprofillaks, për respiracion për të cilat janë më kompetentë fiziterapeutet që aplikojnë atë. Që nga dita e parë pos operative fillon mobilizimi i pacientit, ecja me ndihmën e shëtitores ose patericave, gjatë kohës sa është qëndrimi në spital. Normalisht pas spitalit, e japim protokollin e veçantë të cilin e kemi në dispozicion dhe pacientët vet marrin lexojnë dhe me ndihmën e fizioterapeutitkonform atij protokolli, i nënshtrohen rehabilitimit post operativ”

 

  • Punojmë me metodat më të sofistikuara 

 “Spitali jonë fatmirësisht fal kushteve teknike, infrastrukturore, një ekipi jashtëzakonisht të mirë të përgatitur për këto intervenime, ofrojmë teknikat më të mira dhe më të reja, më të sofistikuara sa i përket kësaj problematike. Normalisht se këtu duhet të përfshihen dhe kompanitë të cilat gjinden në tregun tonë dhe të cilat ofrojnëimplante me kualitet evropian, mos të themi botëror. Janë fjala e fundit e implanteve të cilat aplikohen dhe në vendet tjera evropiane. Dhe unë mendoj që një intervenim i tillë, i cili realizohet brenda spitalit tonë, nuk mendoj që ka ndonjë dallim nga vendet tjera evropiane, ku kryhet e njëjta procedurë kirurgjike, i njëjti rehabilitim post operativ. Unë mendoj që fal këtyre kushteve të mira infrastrukturore, teknike, një ekipi jashtëzakonisht të mirë dhe kompanive mbështetëse me implantet, të cilat na i sjellin dhe ne i disponojmë, mendoj që nuk ka ndonjë dallim mes neve dhe vendeve tjera në të cilat kryhet kjo procedurë kirurgjike”


Dr.Agron Mahmuti

Specialist Ortoped - Traumatolog 

 

List of videos
Çka eshte Proteza e kërdhokullave ? Osteoartriti: Artriti degjenerativ kockor prek në mënyrë tipike moshat e mëdha. Ka një evolucion
Analiza të sakta dhe të shpejta në Spitalin “Royal Medical” Saktë dhe shpejtë, kryhen të gjitha analizat në laboratorin e Spitalit “RoyalMedical”, i cili
"Hernia Diskale" Është një term mjekësor që problemet e kurrizit, kanë filluar që në momentin kur njeriu kaloi në
Osteoartriti ose Artroza Është njëra ndër shumë sëmundje, që trajtohen në Spitalin “Royal Medical”. E trajtimi i kësaj