Mr.sci.Dr. Qerim Kida
Mr.sci.Dr. Qerim Kida
Specialist - Ortoped Traumatolog, ordinon në Spitalin Ortopedik “Royal Medical”.
Dr.Qerim Kida përfundoi specializimin në lëminë e ortopedisë me traumatologji në vitin 2006 ndërsa në vitin 2008 fitoi titullin Master të mjekësisë dhe është kandidat në studimet e Doktoraturës ( PhD candidate).
Gjatë karrierës së tij si mjek specialist ortoped, Dr.Kida punoi në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) prej vitit 2006 -2009 si dhe në Qendrën klinike universitare të Kosovës, prej vitit 2009 - 
 
Edukimi dhe avancimi profesional i tij është i vazhdueshëm në vende të ndryshme të Evropës  (Universiteti i ULM - Gjermani, Prive Jean Mermose Hospital-Lyon, Francë, Valdoltra Hospital - Slloveni,etj) dhe SHBA - Dartmouth College - Sports Medicine. 

Dr. Qerim Kida kryen vizita specialistike ortopedike dhe intervenime kirurgjike nga lëmia e Ortopedisë dhe Traumatologjisë, ndërsa numri i madh i operacioneve ortopedike të përfunduara me sukses, ka vendosur atë në grupin e ekspertëve kryesor kosovar në këtë fushë.
Eshtë i specializuar për artroskopi të gjurit, shputës dhe krahut, endoproteza totale të gjurit dhe kërdhokullës, traumave të ndryshme, si dhe për lëndimet sportive për të cilat është i mjeku i preferuar i shumë sportistëve kosovar. Dr. Qerim Kida kryen mbi 500 intervenime kirurgjike brenda vitit  në lëminë e ortopedisë dhe traumatologjisë. 
Mr.sci.Dr. Qerim Kida Specialist Ortoped
Dr. Lavdim Berisha Specialist Ortoped
Dr.Agron Mahmuti Specialist Ortoped
Dr.Talat Gjinolli Specialist Neurokirurg
Dr.Armend Kerveshi Specialist Neurokirurg
Dr. Burbuqe Bruqi Anesteziologe- Reanimatologe
Asc. Prof. Dr. Uğur Gözalan Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme
Prim.Dr. Ernest Irha Specialist Ortoped Republika e Kroacise
Ass. Dr. Ylber Zejnullahu Kirurg Plastik Rekonstruktiv dhe Estetik