Rreth nesh
PËR NJË JETË NË LEVIZJE PA DHIMBJE

Spitali "Royal Medical" është qendër e specializuar e preventivës, mjekimit dhe rehabilitimit të sistemit të organeve për lëvizje (organeve motorike), që nënkupton trajtimin e sëmundjeve dhe lëndimeve të sistemit të eshtrave-muskujve dhe nyjeve (eshtrave, ligamenteve, tetivave, muskujve dhe nervave). Spitali ofron zgjidhje të avancuara ortopedike botërore. Qendra është e shquar për mjekimin e grupeve të veçanta, veçanërisht, të sportistëve aktiv dhe atyre rekreativ si dhe gjithë tjerëve që vuajnë nga pasojat e ngjarjeve traumatike. Spitali angazhon ekspertë eminent vendor dhe ndërkombëtar nga fusha e ortopedisë, traumatologjisë dhe fizioterapisë, që janë të specializuar për disciplinat e ndryshme subspecialistike.
 
Operacionet realizohen në sallat më bashkëkohore. Teknikat e anesteziologjisë gjithashtu janë nga më bashkëkohoret. Bazuar në seriozitetin e lëndimeve, ndërhyrjet kirurgjike realizohen me anestezion të përgjithshëm, regjional dhe epidural. Anestezioni i përgjithshëm zbatohet më së shpeshti në kirurgjinë spinale, dhe natyrisht, kur është e indikuar në aspektin mjekësor. Sallat e operacionit janë të pajisura me aparaturë lëvizëse të rëntgenit, ashtu që të gjitha ndërhyrjet kirurgjike të realizohen me precizitet të përkryer. Pas operacioneve, varësisht nga vetë ndërhyrja, pacientët dërgohen në njësinë e mjekimit intensiv, gjysmë intensiv por edhe drejtpërsëdrejti në dhomat për pacientët, ndërsa procesi i rehabilitimit në numrin më të madh të rasteve fillon menjëherë pas operacionit. Implantet që përdoren në spitalin tonë, janë fjala e fundit e teknologjisë bashkëkohore të prodhuesve më eminent botërorë. 

E Hëne - E Premte nga: 08 : 00 - 20 : 00 
E Shtune nga :                08 : 00 - 17 : 00
Tel. mobil: 044 875 555
Çka eshte Proteza e kërdhokullave ? Osteoartriti: Artriti degjenerativ kockor prek në mënyrë tipike moshat e mëdha. Ka një evolucion degjenerativ të dy komponentëve artikularë e induktuar nga faktorë rëndues që në shumicën e rasteve lidhen me moshën e avancuar.
Analiza të sakta dhe të shpejta në Spitalin “Royal Medical”
17.08.2017 | 13:32
Saktë dhe shpejtë, kryhen të gjitha analizat në laboratorin e Spitalit “RoyalMedical”, i cili
"Hernia Diskale"
17.08.2017 | 11:15
Është një term mjekësor që problemet e kurrizit, kanë filluar që në momentin kur njeriu kaloi në