Analiza të sakta dhe të shpejta në Spitalin “Royal Medical”
Analiza të sakta dhe të shpejta në Spitalin “Royal Medical”

 

  • Laboratori i spitalit kryen analiza të ndryshme 

 “Laboratori i spitalit Royal Medical, është i përbërë nga Departamenti i hematologjisë, Departamenti i biokimisë. Në kuadër të laboratorit tonë, kryhen të gjitha analizat hematologjike, analizat biokimike, pothuajse të gjitha. Analiza të ndryshme si testet e koagulimit të gjakut, analizat, ekzaminim i urinës me mikroskop, ekzaminim i përgjithshëm i urinës, varet nga kërkesat e mjekëve se çfarë mund të kërkojnë nga ana ortopedike, apo nga ana kirurgjike. I plotëson pothuajse të gjitha kërkesat e mjekëve...Analizat laburatorike, kryhen për arsye të ndryshme. Kontrollohet gjendja e përgjithshme e pacientit, së paku një herë në gjashtë muaj, është e këshillueshme, për shkak të problemeve që ia kemi raportuar mjekut dhe mjeku rekomandon ato analiza, për të parë gjendjen tuaj. Kontrollohet gjendja, që tashmëështëdiagnostifikuar nga ana e mjekut. Përcillet gjendja sa reagon terapia, sa të shtohet terapi, apo sa duhet të largohet  nga organizmi. Shembull konkret testet e koagulimit të gjakut, të cilatpërcillen në periudhat e ndryshme kohore, brenda një muaji. Përcillet gjendja e antikoagulantit e cila merret nga ana e pacientit”

Këshillohet që pacientët të cilët bëjnë analiza, duhet të jenë esull dhe të mos konsumojnë asgjë së paku 12 orë para se t’i drejtohen laboratorit, me qëllim që rezultatet e analizave të jenë qind për qind të sakta. 

  • Analizat të bëhen në gjendje esull 

 “Pacienti para kryerjes së analizave laboratorike, është e këshillueshme që të jetë në gjendje esull, pa ngrënë asgjë pacienti, së paku tetë deri 12 orë, para dhënies së gjakut. Për shkak se ka ndryshime të vlerave të analizave. Shembull konkret Glikemia. Në qoftëse para dhënies së gjakut,  vetëm ke marrë ushqim, patjetër që do të jap rezultat më të lartë dhe analiza nuk është e saktë. Mirëpo mund të ketë ndryshime dhe në analiza tjera si lipidogrami, analizat e yndyrës, proteinat, elektrolitët e shumë analiza të tjera. Është e këshillueshme tetë deri në 12 orë para dhënies së gjakut të mos ngrënët asgjë” 

  • Të gjitha analizat merren brenda ditës 

Në laboratorin tonë, në kuadër të spitalit “RoyalMedical”, të gjitha analizat merren brenda ditës. Rezultati merren brenda ditës, në periudhë dy deri në tri orë. Por kemi raste, kemi gjendje emergjente, që mund të merren rezultatet edhe brenda 30 minutave. Varet nga testi apo analizat çfarë është kërkuar. Shembull konkret është hemogrami, që mund ta merr 20 deri në 30 minuta rezultatin. Analiza e urinës, testet e koagulimit të gjakut, merren në periudhë shumë të shpejtë 30 deri në 40 minuta” 

  •  Staf profesional me metoda të sofistikuara 

 “Shumica e pacientëve e ndjejnë friken nga dhënia e gjakut, në qoftëse asnjëherë nuk kanë dhënë gjak. Mirëpo stafi jonëështë mjaftë profesional dhe marrja e gjakut është një procedurë shumë e lehtë, e pa dhimbshme,  në mënyrë shumë të sofistikuar. Nuk ndjen absolut dhimbje pacienti. Me mundësitë me të mëdha mundohemi që paraprakisht me shpjegu  gjithëprocedurën e marrjes së gjakut te pacientët, që mos ta ndjejnë atë frikë, ta largojnë atë. Megjithëse janë shumica të kënaqur nga stafi jonë. 

  • S’ka rrezik nga sëmundjet e transmetueshme 

 “Të gjitha çka i kemi,  janë një përdorim për një pacient dhe asnjëherë nuk ka mundësi me ndodh ajo, transmetimi  i sëmundjeve apo diçka tjetër. Jo absolut” 

  • Pacientë nga jashtë 

 “Kemi edhe pacientë nga jashtë, që mund të vijnë ta shprehin dëshirën ta zgjedhin laboratorin e spitalit Royal, për të ardhur për t’i kryer shërbimet e ndryshme laboratorike, me dëshirën e tyre , me referime të mjekëve nga jashtë. Ne nuk punojmë vetëm për pacientet pre operator këtu. Mirëpo laboratori është i hapur nga ora 8 deri në ora 20 në mbrëmje çdo ditë dhe mund të vijnë pacientë të ndryshëm dhe nga jashtë. Pacient ambulantor që bëjnë vizita të ndryshme të mjeket tanë. Shumicën i përfundojnë analizat këtu tek ne dhe marrin rezultatin pastaj kontrollohen tek doktorët. Përveç këtyre pacienteve ne e përcjellim gjendjen edhe pacientëve pro operator, pra para operacionit bëjmë përgatitjen e tyre. Merren analizat, merren rezultatet, kontrollohet gjendja e përgjithshme e pacientit në qoftëse është nevoja, bëjmëripërtëritje të analizave pas një periudhe, pacientët të cilët janë vetëm të shtrirë në spitalin tonë, janë të hospitalizuar, varet nga kërkesa e mjekëve, bëjmë analiza post operative. Varet çfarë kërkon çfarë paraqet gjendja e tyre, të gjitha i përfundojmë këtu brenda spitalit tonë” 

  • Të gjitha analizat kryhen në mënyrë automatike 
 “Ne jemi spital ortopedik. Spital special ortopedik dhe jemi të orientuar më shumë kah kërkesat e mjekëve tanë, në kuadër të ortopedisë dhe neurokirurgjisë. Po shpresojmë jemi në përfundim të disa procedurave për zgjerim tëlaboratorit tonë. Hapësira është mjaftë moderne. Jemi me aparatura mjaftë të sofistikuara. Të gjitha analizat kryhen në mënyrë automatike, me një saktësi shumë të lartë, me një besueshmëri shumë të lartë. Po ashtu nga ana e pacientëve shumë të kënaqur. Dhe shpresojmë që ende të zgjerohemi... Kemi pacient të rregullt. Fillimi ka qenë me fluks më të vogël të pacientëve. Mirëpo besueshmëria dhe saktësia e laboratorit në laboratorin e spitalin RoyalMedical ka bërë që të kemi pacient të rregullt këtu të spitalit. Është rast konkret njëherë i ka bërë analizat dhe saktësia jonë ka bërëpacientin që e kemi shumë të rregullt në periudhë një vjeçare, asnjëherë nuk na ndërron me asnjë laborator tjetër. Çdo muaj i përsërit analizat tek ne”
 
Dr. Malsore Emini
Përgjegjëse e Laboratorit 
 
List of videos
Çka eshte Proteza e kërdhokullave ? Osteoartriti: Artriti degjenerativ kockor prek në mënyrë tipike moshat e mëdha. Ka një evolucion
Analiza të sakta dhe të shpejta në Spitalin “Royal Medical” Saktë dhe shpejtë, kryhen të gjitha analizat në laboratorin e Spitalit “RoyalMedical”, i cili
"Hernia Diskale" Është një term mjekësor që problemet e kurrizit, kanë filluar që në momentin kur njeriu kaloi në
Osteoartriti ose Artroza Është njëra ndër shumë sëmundje, që trajtohen në Spitalin “Royal Medical”. E trajtimi i kësaj