"Hernia Diskale"
"Hernia Diskale"

  • Në  shfaqjen e  problemeve të tilla ka ndikuar dhe avancimi i teknologjisë dhe pozicioni ulur, për një periudhë të gjatë. 

 “ Problemet e kurrizit, fillojnë në momentin që ne ngrihemi në dy këmbë, janë probleme të gravitacionit. Por me avancimin e teknologjisë, e cila ka bërë që shumë punë të kryhen nga shtëpia, apo nga vendi i punës, pa bërë lëvizje gjatë orarit të punës, e ka rritur numrin e problemeve të kurrizit. Që do të thotë që në një anë kemi përfitime nga teknologjia informatike, nga kompjuterët dhe digjitalizimi i gjithë jetës sonë, ku neve na lehtësohet puna. Por në anën tjetër kemi shenja të humbjes së lëvizshmërisë tonë, për shkak se jemi pasiv shumë dhe fillojnë të lajmërohen problemet e kurrizit. Problemi kryesor i kurrizit është pasiviteti. Preferohet që pacientet, ose çdo person që punon në zyrë, apo në pozitat që pak kanë nevojë me lëviz, nuk kanë nevojë me ndejt ulë më shumë se 30 deri ose 40 minuta,  pa u qu pa bërë lëvizje. Po ashtu një herë në dy ditë, është patjetër ose është e preferueshme që të merren me një aktivitet sportiv, i cili më i preferueshmi është ecja e shpejtë. Në atë mënyrë angazhohet i tërë trupi dhe ecja sidomos preferohet në natyrë” 

 

  • Problemet e tilla që kanë të bëjnë me unazat , në kohët e fundit janë shpeshtuar dhe krejt kjo sipas tij ndodhë për shkak të pasivitetit.  

“Hernia diskale është një term mjekësor për një problem, i cili në kohet e fundit është shpeshtuar. Pikërisht për shkak të pasivitetit të pacientëve. Hernia diskale, disku anatomokisht paraqet një ind në mes të trupit të dy unazave ose në fjalorin popullor, mund të quhet si amortizator i trysnisë së unazave njëra me tjetrën, i cili na mundëson dhe lëvizshmërinë e njëkohshme. Të mos kishim disqet mes unazave, atëherë trupi jonë, kishte me qenë i palëvizshëm. Pikërisht ky evolucion miliona vjetësh ka mundësuar që kurrizi jonë të jetë i lëvizshëm dhe të zhvillohet ky ind shumë i sofistikuar,  i cili përbëhet prej 90 përqind të ujit dhe 10 përqind proteina dhe prandaj jemi ne të lëvizshëm. Por është i sofistikuar meqë gjendet mes unazave dhe duron të njëjtën peshë që kanë dhe unazat, që durojnë unazat. Unazat janë një ind kompakt dhe i fortë, ashtu siç e njohim ne . Kurse në mes të unazave është një ind tjetër që përbëhet prej 90 përqind ujë dhe 10 përqind proteina, e mban peshën e njëjtë siç e mbajnë unazat, por e kanë dhe një funksion tjetër të amortizimit të lëvizjeve, na mundëson lëvizshmërinë më të mirë të trupit në pjesën e kurrizit” 

 

  • Shkaku kryesor i lajmërimit të Hernisë Diskale është pasiviteti dhe pozita e trupit, që është pozicioni ulur. 

"Kjo është simptoma më e shpeshtë i Hernia Diskale, do të thotë çrregullimi i funksionit të diskut intervertebral  mes unazave, të këtij amortizatorit i cili për shkak të mbingarkesës,  ai mundet me ndrru pozicion dhe  të bëjë shtypje në nerv, në një rrënjë të nervit, e cila është rrënjë pjesë përbërëse  e nervit kryesor të këmbës,  i cili në gjuhen latine quhet nerv ishiadik. Kështu që popullata e ka përvetësuar këtë fjalë si ‘ishias’, do të thotë dhimbja e këmbës. Do të thotë është tipike një term që i referohet dhimbjes së kurrizit dhe dhimbjes së këmbës, por si pasojë në shumicën e rasteve të Hernis Diskale. Përndryshe dhimbja e këmbës ose Ishiasi diku në 95 ose 97 për qind të rasteve është si pasojë e Hernisë Diskale. Kurse në përqindjen tjetër munden me qenë arsye të ndryshme si derformime të ndryshme të boshtit të kurrizit, infeksione të ndryshme, lëndime e kështu me radhë....Shkaku kryesor i lajmërimit të Hernisë Diskale është pikërisht pasiviteti dhe pozita ulë. Është verifikuar me punime të ndryshme shkencore dhe me teste  biomekanike, se në pozitën ulë, disku interovertebral e ka presionin më të madh. Rrjedhimisht personat që e kalojnë kohën më të madhe të punës, në pozitë ulur, punëtorët e administratës, nëpër banka, në punë të karriges, ulur në karrige. Po ashtu vozitësit profesionistë janë ndër pacientet më të shpeshtë, që vuajnë prej këtij problemi. Kjo bie kundër atij besimi që puna fizike përkeqëson situatën. Përkundrazi në praktiken time profesionale shumë pak kam pasur të sëmurë punëtorë fizik, shumë më pak se sa punëtorët të administratës, ose vozitës profesionistë. Të gjithë ata persona që nuk janë aq aktiv, janë të predispozuar me u smu prej Hernisë Diskale. Edhe mbipesha ndikon shumë, në atë mënyrë që sasia e tepërt e yndyrnave e zëvendëson masën muskulare, që është përgjegjëse kryesore për qëndrimin tonë të drejtë dhe distribuimin e peshës sonë trupore nëpër indin kockor, nëpër unaza dhe në mënyrë proporcionale dhe nëpër eshtrat tjerë. Kështu që shkaku kryesor është pasiviteti, dobësimi i muskujve të boshtit të kurrizit, mbipesha dhe pozita ul kryesisht” 

 

  • E simptomat fillestare janë në formë të dhimbjeve kronike të kurrizit.  

“Simptomet fillestare munden  me qenë në formë të dhimbjeve kronike të kurrizit, që besoj që nuk ka njeri që njëherë në jetën e tij, nuk ka pasur dhimbje të kurrizit. Ato janë fillestare. Kur ato shpeshtohen, do të thotë se diçka nuk është në rregull me boshtin e kurrizit. Aty rritet presioni dhe aty duhet të ndërmerren masa, të vizitohet mjeku. Dhe masat fillestare janë me zvoglu pozicionin ulur dhe me u marrë me aktivitet fizik. Vizitohet ftiziatri i cili preferon disa  ushtrime. Mandej pozicionimi i trupit gjatë pushimit. Shtrati është me rëndësi të jetë i rrafshët, që mos të deformohet nën peshën tonë, në mënyrë që kurrizi jonë gjatë natës, të pushojë në pozitën neutrale.  Në qoftëse është shtrati jo i mirë, atëherë kurrizi merr pozitën e shtratit dhe shpesh në mëngjes dëgjojmë njerëzit që kur zgjohen në mëngjes i duhet një kohë derisa të aktivizohen, për shkak të dhimbjeve të kurrizit. Kjo është shenjë që gjatë natës kurrizi nuk ka pushuar” 

 

  • Trajtimi i Hernisë Diskale, bëhet me medikamente, ushtrime fiziterapike deri tek intervenimi kirurgjik. 

 “Në qoftëse nuk trajtohet në këtë fazë të dhimbjes së kurrizit, atëherë mundet me u avansu në aspektin që dëmtohet disku mes unazave amortizatorë, një pjesë e tij del në kanalin e boshtit të kurrizit, ku është indi nervoz. Dhe direkt me shtypjen në indin nervor, lajmërohen dhimbjet e këmbës, që në popull njihet si Ishias, kurse ne i themi llumbuishiallgi. Dhe në këtë pikë do të bëhet trajtimi së pari konzervativ, kur lajmërohet dhimbja akute, atëherë pacienti fillimisht duhet ta zë pozitën ku ka më pak dhimbje. Pozita e shtrirë horizontale, antigravitacionale. Të trajtohet me medikamente që bëjnë relaksimin e muskujve,  zvogëlojnë dhimbjet si dhe të vizitohet fizioterapeuti, që me anë të terapisë fizikale, të provohet që në njëfarë mënyrë të lirohet ai ind nervorë, ose ajo rrënjë nervore nga shtypja. Në qoftëse gjatë trajtimit fiziatrik nuk përmirësohet gjendja, por avancohet në aspektin e përkeqësimit të gjendjes në formë të dhimbjeve intenzive, të cilat nuk reagojnë në terapi medikamentoze, atëherë shkohet në diagnostikim. Diagnostifikimi bëhet fillimisht me anë të incizimit të thjeshtë, rëntgenin të thjeshtë ku shihet pozita e boshtit kurrizor, raportit të unazave njëra me tjetrën dhe distanca e unazave njëra me tjetrën. Hapi i dytë është CT ose rezonanca magnetike, që është një metodë dhe më e avansuar diagnostifikuese, ku shihen të gjitha indet e buta në mënyrë anatomike. Dhe në atë moment nëse vërejmë arsyen ose shkakun që thash më herët diku në 95 deri në 97 për qind të rasteve është hernia diskale, dhe një masë që bëjnë shtypje të madhe në nerv, atëherë trajtimi  është operativ. Meqenëse është sëmundje mekanike dhe trajtohet në mënyrë mekanike. Është operative me anë të operimit dhe heqjes së atij indi që nuk e ka vendin aty dhe lirimit të nervit. Qëllimi i operacionit është jo përmirësimin e diskut të dëmtuar, por është lirimi i kompresionit të nervit. Përmirësimi i funksionit të nervit dhe përmirësimi i kualitetit të jetës së pacientit. Natyrisht jo në të gjitha rastet është kirurgjia primare. Para kirurgjisë në qoftëse në incizime, vërejmë që nuk është kompresioni aq i madh,  provohet përsëri me terapi fizikale. Bëhen infiltrime të nervit me medikamente që bllokojnë dhimbjen. Ato janë infiltrime të përsëritura dhe si përefundim në fund nëse vërejmë se këto dështojnë, atëherë është megjithatë kirurgjia” 

 

  • Për parandalimin e Hernisë Diskale, e në përgjithësi  sëmundjeve të kurrizit,  primare mbetet aktiviteti fizik. 

  “Për parandalimin e Hernisë Diskale, sëmundjeve të kurrizit e në përgjithësi për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve të enëve të gjakut, sëmundjeve të nyjeve primare është aktiviteti, aktivizimi. Me avansimin e teknologjisë moderne, shumë njerëz janë pasivizuar. Po ashtu telefonat android kanë pasivizu njerëzit. Terapia kryesore për parandalimin  e sëmundjeve të kurrizit është aktiviteti. Së paku një herë në dy ditë me dal me ec dhe atë ecje e shpejtë në natyrë, është aktiviteti më i mirë, për parandalimin e sëmundjeve të kurrizit. Natyrisht dhe uhstrime tjera shtesë, gjatë verës noti dhe dimrit në pishinë. Noti është shumë i mirë, mandej biciklizmi. Në rend të parë vjen ecja” 

  • Së fundi me problemet me kurriz dhe qafë,  po përballen dhe persona të moshave të reja. E gjithë kjo si pasojë e teknologjisë dhe pozitës që ata mbajnë  të shumtën e kohës. 

 “Kohëve të fundit,  është rritur numri i pacientëve të rinj, të moshës së re bile të moshës së shkollës fillore. Ndoshta faji pak më i madh të familjet,  të cilat ndoshta kanë pak kohë me u marrë me fëmijet e tyre dhe shumë lehtë bien nën ndikimin e presionit të fëmijëve,  që tu blejnë telefona të mençur...Në lojërat virtuale, patjetër që do të mbajnë kokën poshtë dhe është shtuar numri i pacientëve me probleme të qafës, të Hernive Diskale të qafës. Kurse tek të rriturit është shtuar numri i sëmundjeve gjenerative, do të thotë deformimeve të unazave të qafës, të cilat ndonjëherë vijnë në atë stad që as me terapi fizikale, nuk mund të përmirësohen, por duhen patjetër me kirurgji. Prandaj unë ua kisha dhënë një këshill prindërve,  që t’i kursejnë fëmijët ose ta shtyjnë kohës së dhurimit të fëmijëve telefona android në një kohë më të vonshme. Ose me ia kufizu punën në internet dhe me ia mundësu që sa më shumë të merren me aktivitete sportive” 

 

  • Megjithëse pacientët frikohen nga intervenimet kirurgjike, s’kanë arsye për  tu shqetësuar, pasi që operacionet që bëhen në “Royal Medical”, zakonisht rezultojnë me sukses. 

  “Është normale që pacientët frikësohen. Por ndonjëherë është frika jo racionale. Shpesh vijnë pacientët dhe thonjë doktro  po mbetem në karrocë. Kjo për shkak të jo njohurisë së anatomisë. Nuk ka teori me mbet në karrocë, nëse operohet prej Hernisë diskale në nivel e ulta, ato që më së shpeshti lajmërohen, mes unazës katër, pesë. Kur janë Herni Diskale në unazat e gjoksit, torakale, atëherë është rrezikshmëria më e madhe. Suksesi i operacionit, ne e konsiderojmë operacion të suksesshëm, atë operacion i cili ia kthen kualitetin e jetës pacientit. Është diku 87 deri 90 përqind. Që do të thotë prej 100 pacientëve 87 deri në 90 i kthehen jetës normale pa dhimbje. 10 deri në 13 prapë kanë dhimbje të kurrizit por të cilat nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim kirurgjik të mëtutjeshëm, por ato trajtohen me terapi fizikale. Kurse prej atyre 3 deri në 5 për qind të pacientëve, do të thotë prej 100 vetëve që operohen, tre deri në pesë ekziston mundësia që kanë nevojë me iu nënshtru përsëri ndërhyrjes, në të njëjtin nivel ku janë operuar më herët, që do të thotë se operacioni nuk është garanc, që nuk iu përsëritet sëmundja. Shkaktar i sëmundjes është vertikalizmi, që jemi në dy këmbët dhe e gjithë pesha është aty. Ne me operim nuk e parandalojmë atë mbipeshën ose mbingarkesën e unazave. Ne me operim mundohemi me ia përmirësu funksionin nervit. Kurse disku kur dëmtohet njëherë ai nuk rigjenerohet, nuk përmirësohet. Mund të them lirisht se ne bëjmë 210 deri në 220 operacione në vit, me një tendencë të rritjes në vite. Por nuk kemi pasur komplikime  në stilin që do të mbetet në karrocë. Në aspektin anatomik nuk është e mundur. Prandaj i këshilloj pacientet që mos të kenë frikë nga kirurgjia. Natyrisht që për kirurgji ata duhet të marrin vendimin vet, askush nuk ka me i detyru me i ndërhy kirurgjisë. Mirë është që të konsultohen me profesionistë, por mos të udhëheqin shëndetin e tyre me thashetheme” 

 

Dr.Talat Gjinolli

Specialist Neurokirurg

 

List of videos
Çka eshte Proteza e kërdhokullave ? Osteoartriti: Artriti degjenerativ kockor prek në mënyrë tipike moshat e mëdha. Ka një evolucion
Analiza të sakta dhe të shpejta në Spitalin “Royal Medical” Saktë dhe shpejtë, kryhen të gjitha analizat në laboratorin e Spitalit “RoyalMedical”, i cili
"Hernia Diskale" Është një term mjekësor që problemet e kurrizit, kanë filluar që në momentin kur njeriu kaloi në
Osteoartriti ose Artroza Është njëra ndër shumë sëmundje, që trajtohen në Spitalin “Royal Medical”. E trajtimi i kësaj