Çka eshte Proteza e kërdhokullave ?
Çka eshte Proteza e kërdhokullave ?

Çka eshte Proteza e kërdhokullave ( Kukave ) ?


Osteoartriti: Artriti degjenerativ kockor prek në mënyrë tipike moshat e mëdha. Ka një evolucion degjenerativ të dy komponentëve artikularë e induktuar nga faktorë rëndues që në shumicën e rasteve lidhen me moshën e avancuar. Individët me forma të avancuara osteoartriti, që nuk i përgjigjen trajtimit me metoda të tjera janë kandidatë të përshtatshëm për artroplastike të kërdhokullave. Procedura përdoret kryesisht për reduktimin e dhimbjes dhe për të rritur cilësinë e jetës. 

 

Çka eshte artroza? 

Eshtë një sëmundje e cila prek artikulacionet dhe shkaktohet nga dëmtimi i indit kërcor artikular që gjendet ndërmjet dy kockave. Humbja e këtij indi kërcor bën që kockat të fërkohen me njëra-tjetrën dhe të shtypen duke çuar në dhimbje, inflamacion dhe deformime të përhershme të artikulacionit indit kockor. 

 

Çfarë është Endoprotezimi dhe kur aplikohet? 

Endoprotezimi është rikonstruksioni ose rimodelimi i një artikulacioni të sëmurë ose të dëmtuar. Kjo kirurgji elektive përfshin zëvendësimin e artikulacionit, implantimin e një artikulacioni artificial (proteza). Zëvendësimi i artikulacionit përdoret më shumë për kërdhokun (artikulacionin koksofemoral) dhe për gjurin, megjithëse mund të përdoret edhe për artikulacione të tjera. Zëvendësimi i artikulacionit është më i përshtatshëm për pacientët që kanë probleme të konsiderueshme me dhimbjen dhe që kualitetin e jetës e kanë të ulur si pasojë e dhimbjes dhe kufizimit të lëvizjes.

 

Trajtimi kirurgjikal?

 

Artroskopia e artikulacionit koksofemoral përfaqëson një procedurë minimalisht invazive dhe përdoret rrallë.Osteotomia. Kandidatët për osteotomi janë pacientë të rinj me artrit të hershëm, veçanërisht ata me displazi koksofemorale.
Zëvendësimi i plotë i artikulacionit përfaqëson një procedurë ortopedike rutinë. Procedura tradicionale kryhet me anë të një incizioni 25 deri 30 cm në njërën anë të legenit.

 

Fizioterapia, ushtrimet që kontrollojnë gjendjen?


Për më tepër, ecja fortëson muskujt përreth artikulacionit, çka do të reduktojë fërkimin kockë me kockë që vjen si pasojë e artrozës. Shëtitja duhet të zgjasë 20 deri 30 minuta. Në rast se artroza juaj është e përparuar, atëherë përdorni pajisje ndihmëse dhe mos dilni për të ecur vetëm. Gjithashtu, mund të ecni në një tapet rrotullues dhe të ndaloni sapo të ndiheni të lodhur. Për ta realizuar këtë ushtrim, qëndroni me këmbë të bashkuara. Më pas, këmbën e djathtë lëvizeni anash sa më në të djathtë që të mundëni. Nëse është e nevojshme, mund të mbështeteni në shpinën e një karrigeje ose në tavolinë. Ruajeni pozicionin për 3 sekonda. Pastaj përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër. Bëni dy ose tre seri me 10-20 përsëritje. Bëjeni këtë ushtrim tre deri pesë herë në javë. Së fundmi, kemi ushtrimin me ngritje të këmbës gjatë qëndrimit ulur. Ky ushtrim forcon muskujt që bëjnë fleksionin e artikulacionit. Mbani këmbën e djathtë drejtë dhe ngriheni 30 cm nga toka duke embajtur për 3 sekonda. Më pas përsëriteni me këmbën tjetër. realizoni dy ose tre seri me 10-15 përsëritje. Në rast se keni dhimbje pas ushtrimeve mund të përdorni akull ose ndonjë antiinflamator.

List of videos
Çka eshte Proteza e kërdhokullave ? Osteoartriti: Artriti degjenerativ kockor prek në mënyrë tipike moshat e mëdha. Ka një evolucion
Analiza të sakta dhe të shpejta në Spitalin “Royal Medical” Saktë dhe shpejtë, kryhen të gjitha analizat në laboratorin e Spitalit “RoyalMedical”, i cili
"Hernia Diskale" Është një term mjekësor që problemet e kurrizit, kanë filluar që në momentin kur njeriu kaloi në
Osteoartriti ose Artroza Është njëra ndër shumë sëmundje, që trajtohen në Spitalin “Royal Medical”. E trajtimi i kësaj